Gostivari humb popullsi, por rritet numri i votuesve – paradoks në listën zgjedhore

Rajoni i Gostivarit po përballet me një rënie të dukshme demografike, por në mënyrë paradoksale, numri i votuesve në listën zgjedhore vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Drejtorisë për The post Gostivari humb popullsi, por rritet numri i votuesve – paradoks në listën zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 11, 2025 - 00:00
 0
Gostivari humb popullsi, por rritet numri i votuesve – paradoks në listën zgjedhore

Rajoni i Gostivarit po përballet me një rënie të dukshme demografike, por në mënyrë paradoksale, numri i votuesve në listën zgjedhore vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, gjatë vitit 2024 në Gostivar janë regjistruar 325 lindje më pak dhe 185 vdekje më shumë krahasuar me vitin paraprak, që do të thotë 510 banorë më pak në total në raport me vitin 2023, shkruan Gazeta Flaka

Nga 778 foshnja të lindura në vitin 2024, 194 prej tyre kanë lindur jashtë vendit, çka konfirmon prirjen e mërgimit të shtuar në mesin e familjeve gostivarase.

Megjithatë, në kundërshtim me këto shifra zyrtare që dëshmojnë për një ulje të popullsisë, në vitin 2025 është regjistruar rritje e numrit të votuesve në listën zgjedhore. Në një intervistë për Podcastin “Rishtazi” të Gazetës Koha, kryetari në detyrë i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, e quajti këtë situatë “paradoks të pashpjegueshëm”.

“Në vitin 2024 ka pasur 79 mijë votues, dhe duke pasur parasysh rritjen negative natyrore në komunën e Gostivarit, nuk është logjikisht e sqarueshme që një vit më pas, në 2025, të ketë 82.893 votues, pra afër 83 mijë. Vetëm në një vendbanim të vogël të Gostivarit, pas zgjedhjeve, verifikuam mbi 20 persona të vdekur që ende figuronin në listën zgjedhore,” – deklaroi Limani, transmeton Gazeta Flaka.

Sipas tij, në vend që listat zgjedhore të pastrohen dhe të reflektojnë realitetin demografik, ato po fryhen me numra të pashpjegueshëm.

Këto të dhëna përforcohen edhe nga statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas të cilave, në pesë vitet e fundit, 5.601 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut, një pjesë e konsiderueshme prej tyre nga Gostivari – një komunë e njohur për diasporën dhe emigrimin e lartë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2022, krahasuar me atë të vitit 2002, numri i shqiptarëve në komunën e Gostivarit ka rënë për 11 për qind, duke dëshmuar për një ndryshim të qartë demografik.

Megjithë këtë rënie të qartë demografike, lista zgjedhore për vitin 2025 tregon rritje të numrit të votuesve – një paradoks që, sipas kryetarit Limani, kërkon verifikim dhe pastrim urgjent të listave zgjedhore. Gazeta Flaka

The post Gostivari humb popullsi, por rritet numri i votuesve – paradoks në listën zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .