Valbon Limani: Do ta sfidojmë në Kushtetuese të dërguarin e Qeverisë në Gostivar
Në një intervistë për Podcastin “Rishtazi” të Gazetës Koha, kryetari në detyrë i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka folur për shkaqet që çuan në mungesën e censusit në zgjedhjet The post Valbon Limani: Do ta sfidojmë në Kushtetuese të dërguarin e Qeverisë në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një intervistë për Podcastin “Rishtazi” të Gazetës Koha, kryetari në detyrë i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka folur për shkaqet që çuan në mungesën e censusit në zgjedhjet lokale të 2025-ës. Limani thotë se nëse ndodh ashtu juridikisht do të do të kërkojë drejtësi dhe kushtetutshmërinë e një vendimi të tillë, transmeton Gazeta Flaka.
“Mandati im zgjat deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhjet e rregullta por gjithsesi nëse kemi ashtu vendim, juridikisht do të do ta kërkojmë të drejtën tonë dhe kushtetutshmërinë e këtij vendimi. Ashtu si do të vendosin për ne është me rëndësi besimi i qytetarëve”, tha Valbon Limani – kryetar në detyrë i Gostivarit.
Ai tha se faktorët janë të shumtë, por veçoi dy më kryesorët: listën zgjedhore të papastruar dhe thirrjet për bojkot nga disa grupe politike pas mesditës së ditës së votimit, përcjell Flaka.
“Këtu gërshetohen disa faktorë, duke nisur fillimisht nga lista zgjedhore, e cila është një faktor problematik që në vazhdimësi i tangon të gjitha komunat, por posaçërisht komunat e dala nga ish-komuna e Gostivarit, përfshi edhe Mavrovë-Rostushën dhe Vrapçishtin”, – deklaroi Limani.
Ai theksoi se ka pasur “paradokse të pashpjegueshme” në përbërjen e listës zgjedhore, duke sjellë shembuj konkretë:
“Në vitin 2024 ka pasur 79 mijë votues, dhe duke pasur parasysh rritjen negative natyrore në komunën e Gostivarit, nuk është logjikisht e sqarueshme që një vit më pas, në 2025, të ketë 82.893 votues, pra afër 83 mijë. Vetëm në një vendbanim të vogël të Gostivarit, pas zgjedhjeve, verifikuam mbi 20 persona të vdekur që ende figuronin në listën zgjedhore”, tha Limani, transmeton Flaka.
Limani u ndal edhe te fushata zgjedhore, për të cilën tha se ka munguar euforia për shkak të perceptimit publik se fituesi dihej që në fillim.
Sa i përket rregullit të censusit, ai e quajti paradoksale që ai vlen vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, por jo edhe për listat e këshilltarëve, ndonëse zgjidhen nga i njëjti trup votues.
“Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin nuk u arrit censusi, por rregullat vlejnë vetëm për kryetarin dhe jo për listën e këshilltarëve. Ky është një paradoks i madh”, – u shpreh Limani.
Një tjetër faktor, sipas tij, ishin thirrjet për bojkot gjatë ditës së votimit:
“Nga të dhënat jozyrtare, disa grupacione apo individë, prej orës 3 të pasdites kanë filluar të dërgojnë porosi tek anëtarësia e tyre që të mos dalin të votojnë, duke e parë se po rezikohet censusi.”, potencoi Limani, transmeton Flaka.
Duke folur për funksionimin e koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI” në Gostivar, Limani tha se bashkëpunimi ka qenë “shkëlqyeshëm i mirë”:
“Nëse ka pasur ndonjë komunë ku ky koalicion ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer, ajo ka qenë komuna e Gostivarit. Aktivi politik ka bërë maksimumin, edhe pse gjithmonë mund të bëhet më mirë.”
Sa i përket përbërjes së re të Këshillit Komunal, ai bëri të ditur se nga 23 këshilltarë, 12 janë nga koalicioni AKI, të cilëve u bashkohen edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke (TDP), tranmeton Flaka.
“Deri tani, por edhe në të ardhmen, nuk ka ndonjë lëvizje apo sinjal ndryshe. Jemi takuar disa herë me këshilltarët, kemi biseduar për planet dhe deri tani ka një kompakësi shumë të mirë”, – përfundoi Limani.
Debati i plotë mund të ndiqet në Podcastin “Rishtazi” të Gazetës Koha. Flaka
The post Valbon Limani: Do ta sfidojmë në Kushtetuese të dërguarin e Qeverisë në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .