Grenelli shpërndan postimin e LDK-së për takimin me kompaninë amerikane për LNG
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë një postim në X të Visar Azemit, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë postim, Azemi njoftoi për një takim që ai, bashkë me anëtarin tjetër të Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme me një
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë një postim në X të Visar Azemit, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë postim, Azemi njoftoi për një takim që ai, bashkë me anëtarin tjetër të Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme me një kompani amerikane nga Teksasi që merret me furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNR).
“Sot u takuam me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike”.
“Dua të falënderoj gjithashtu Richard Grenell që na vuri në kontakt me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe”, shkroi Azemi.
Për këtë takim njoftoi edhe Rukiqi. /Klankosova.tv