Habit Taravari: Kurti kundërshtonte emërimin e Fetait

Në emisionin Politico në Kanal10 të Kosovës, lideri i ASH-së, Arben Taravari ka shpalosur një detal të pa bërë publike deri më tani, transmeton Flaka. Albin Kurti, siç tha ai, The post Habit Taravari: Kurti kundërshtonte emërimin e Fetait appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 11, 2025 - 09:00
 0  5
Habit Taravari: Kurti kundërshtonte emërimin e Fetait

Në emisionin Politico në Kanal10 të Kosovës, lideri i ASH-së, Arben Taravari ka shpalosur një detal të pa bërë publike deri më tani, transmeton Flaka. Albin Kurti, siç tha ai, më dërgoi mesazh përmes Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit, që të mos e emëroja Arben Fetain për zëvendëskryeministër.

Taravari shtoi që Arben Fetai është një karieristë, dhe sipas tij, tentoi të përçajë Vetëvendosjen në Kosovë me fraksionin që lindi – PSP, ndërkohë që ishte këshilltar i Hashim Thaçit.

”Erdhi në Maqedoni dhe tentoi të përçante Ziadin dhe Arbenin”, tha Taravari duke treguar se emërimin e Fetait e bëri ai direkt, pasi edhe strukturat e partisë e kundërshtonin.

Por, shtoi Taravari, edhe Vetëvendosja në Kosovë pastaj u rrit, edhe Aleanca për Shqiptarët tani po rritet. Fetai, tha Taravari, edhe nëndegën nga vjen nuk e ka me vete dhe se 95 % e strukturave të ASH-së qëndruan me të. Taravari tha se janë 20 karrieristë që ngelën në VLEN dhe se Fetai nuk ka asnjë peshë elektorale. Flaka Media

The post Habit Taravari: Kurti kundërshtonte emërimin e Fetait appeared first on Flaka, në çdo lajm... .