Hajdari: BDI-ja s’duhet të rreshtohet në krah të VMRO-së e LSDM-së kundër Akademisë Shqiptare në RMV

Analisti dhe gazetari, Fejzi Hajdari, ka kritikuar qëndrimin e BDI-së kundër Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Maqedoninë e Veriut. Ai, thotë se BDI-ja nuk duhet të rreshtohet në një vijë me partitë maqedonase, ndërsa kryeministrin Mickoski e ka porositur të ketë rol konstruktiv dhe mos t’i përsërisë gabimet e politikanëve maqedonas që në […]

tetor 16, 2024 - 18:00
 0  6
Hajdari: BDI-ja s’duhet të rreshtohet në krah të VMRO-së e LSDM-së kundër Akademisë Shqiptare në RMV

Analisti dhe gazetari, Fejzi Hajdari, ka kritikuar qëndrimin e BDI-së kundër Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Maqedoninë e Veriut.

Ai, thotë se BDI-ja nuk duhet të rreshtohet në një vijë me partitë maqedonase, ndërsa kryeministrin Mickoski e ka porositur të ketë rol konstruktiv dhe mos t’i përsërisë gabimet e politikanëve maqedonas që në vitin 1994 e kundërshtonin themelimin e Universitetit të Tetovës.

“Nuk është hera e parë që partitë politike maqedonase janë kundër projekte për arsim në gjuhën shqipe, ndaj projekteve që kanë të bëjnë me interesin vital kombëtar të shqiptarëve. Por, habit fakti se tani këtyre qëndrimeve anti-shqiptare ndaj arsimit shqip dhe sidomos ndaj akademisë shqiptare në rastin konkret po i bashkangjitet edhe BDI-ja. Kjo parti nuk arriti që gjatë mandatit të saj 23 vjeçar në qeveri ta themelojë apo merr një nismë për Akademi. Sot Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet ta dinë se Akademia shqiptare ka mbështetje të madhe të shqiptarët prandaj duhet t’I bashkangjten kësaj nisme. Kryeministri Mickoski s’duhet ta bëjë gabimin e partive tjera maqedonase që në vitin 1994 kundërshtuan themelimin e Universitetit të Tetovës. Ai duhet të reflektojë dhe mos të bëhet e ta quaj Akademinë shoqatë”, ka deklaruar Hajdari.