Halil Snopçe: ASH historikisht ka vepruar nga opozita.
Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita. “Aleanca për The post Halil Snopçe: ASH historikisht ka vepruar nga opozita. appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita.
“Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.
Ai theksoi rëndësinë e rolit kritik të partisë në skenën politike shqiptare dhe pozicionin e saj si zë opozitar.
Snopçe komentoi edhe situatën brenda BDI-së duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit: “Një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.”
Sipas Snopçes, Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së. “Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj,” shtoi ai.
Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh të padrejta, duke ruajtur rolin e saj në skenën politike shqiptare.
The post Halil Snopçe: ASH historikisht ka vepruar nga opozita. appeared first on Flaka, në çdo lajm... .