Mallkon halla e Daorsës: Mallkuar qofshin ata qe të sollen në një gjendje që s’munde ta perballoje më
Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në Tetovë, The post Mallkon halla e Daorsës: Mallkuar qofshin ata qe të sollen në një gjendje që s’munde ta perballoje më appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Daorsa, një studente master, vdekja e së cilës po hetohet intensivisht, po kujtohet nga familjarët dhe miqtë si një shpirt i ndritur i shkëputur para kohe.
Në një shprehje të thellë malli dhe zemërthyerjeje, halla e Daorsës, Valbona Spahiu Ramadani, i ka bërë një dedikim prekës të ndjerës, duke i dhënë zë dhembjes së pamasë familjare. Ajo e kujton Daorsën me fjalët:
“Kurrë s’do e pranojë se nuk je me, kurrë nuk do bindem se tash je veç një engjull në qiell.”
Këto fjalë, të shoqëruara me shprehje mallkimi për ata që, sipas saj, e sollën në këtë gjendje të papërballueshme dhe për institucionet që heshtën, tregojnë qartë për thellësinë e plagës së lënë pas. Postimi vazhdon me mesazhin e trishtë:
“Mallkuar qofshin ata qe të sollen në një gjendje që s’munde ta perballoje më, mallkuar qofshin institucionet që heshtin për ty e nuk zbardhet drejtësija për një vajzë të re qe ju kthye Kosoves në arkivol! O zemra po na dhëmbë për ty oj e bukura jonë, o shpirti jonë i bardhë Daorsa Spahija”.
Daorsa ishte nga Gjakova dhe ndodhej në Tetovë si studente.
Universiteti i Tetovës, ku Daorsa studionte, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për humbjen e studentes.
Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu
The post Mallkon halla e Daorsës: Mallkuar qofshin ata qe të sollen në një gjendje që s’munde ta perballoje më appeared first on Flaka, në çdo lajm... .