Hamza me video tregon punën e bërë në Mitrovicë: Ndryshimin mund ta bëjmë në tërë Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, përmes një video të publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ ka treguar për investimet që janë bërë në fushën e arsimit. Hamza ka thënë se është shumë i lumtur për punën e bërë dhe ka thënë se me angazhim dhe përkushtim […]

shtator 5, 2024 - 14:00
 0  6
Hamza me video tregon punën e bërë në Mitrovicë: Ndryshimin mund ta bëjmë në tërë Kosovën
hamza-me-video-tregon-punen-e-bere-ne-mitrovice:-ndryshimin-mund-ta-bejme-ne-tere-kosoven

hamza-me-video-tregon-punen-e-bere-ne-mitrovice:-ndryshimin-mund-ta-bejme-ne-tere-kosoven

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, përmes një video të publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ ka treguar për investimet që janë bërë në fushën e arsimit.

Hamza ka thënë se është shumë i lumtur për punën e bërë dhe ka thënë se me angazhim dhe përkushtim një ndryshim i ngjashëm mund ta bëjë në tërë Kosovën.

“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë.

Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, është shprehur Hamza.