Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore, Ministrja Nagavci jep detaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore. Nagavci ka deklaruar se librat do të blihen njëlloj si vitin e kaluar. “Të dashur prindër, nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse vitin e kaluar, mjetet do të dalin […]

gusht 14, 2024 - 20:00
 0  5
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore, Ministrja Nagavci jep detaje
hapet-aplikimi-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore,-ministrja-nagavci-jep-detaje

hapet-aplikimi-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore,-ministrja-nagavci-jep-detaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci ka deklaruar se librat do të blihen njëlloj si vitin e kaluar.

“Të dashur prindër, nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse vitin e kaluar, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja”, ka thënë Nagavci.

Tutje ajo ka dhënë detaje për ndarjen e këtyre mjeteve.

Këtë vit do të ndajmë nga:

– 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

– 110 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9.

Tashmë llogaritë i keni aktive nga viti i kaluar dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë.

Përmes kësaj videoje, do të informoheni detajisht për mënyrën e aplikimit në Platformën e-kosova.

Ky është linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!