Haqim Ramadani: “Më dërguan një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese”
Ish-kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar publikisht pas marrjes së një letre që, sipas tij, ka karakter kërcënues. “Sot, më paskan dërguar një letër përkëdhelëse, The post Haqim Ramadani: “Më dërguan një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar publikisht pas marrjes së një letre që, sipas tij, ka karakter kërcënues.
“Sot, më paskan dërguar një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese,” ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook, duke iu drejtuar sekretare së shtetërore Juliana. “E kuptoj shqetësimin dhe presionin që po tentoni të ushtroni përmes telefonit. Ligjërisht nuk kishit asnjë të drejtë. Nga dita kur shpallen zgjedhjet, kryeministri nuk mund as të emërojë, as të shkarkojë. E megjithatë, më shkarkuat moralisht nga institucioni.”
Ramadani ka theksuar se nuk i druhet as vendimeve formale për shkarkim, por zhgënjimit moral që i është shkaktuar nga bashkëpunëtorët.
“Tani, ndoshta prisni vetëm momentin të më ‘shkarkoni’ edhe juridikisht. Por nuk më dhemb pse ujku më hëngri delet e mia, më dhemb pse edhe qentë e kopesë sime iu bashkuan në atë ngrënie,” ka shkruar ai me tone të ashpra.
Në reagimin e tij, Ramadani ka shtuar se autoriteti nuk fitohet me poste apo dekrete, por me vlera njerëzore.
“Më keni tentuar të më ulni, të më poshtëroni, të më fshini autoritetin. Por autoriteti nuk jepet me dekret dhe as nuk merret me letër. Ai ndërtohet me ndershmëri, me qëndresë dhe me dinjitet – vlera që ju s’i njihni,” thekson ai.
Në përfundim të reagimit, ai ka theksuar se “historia nuk i fal ata që përdorin shtetin për hakmarrje personale”.
The post Haqim Ramadani: “Më dërguan një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .