Blerim Bexheti pas padisë penale: “Tentativë për shantazh politik – nuk do të tërhiqem”
Pas njoftimit për padinë penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka ardhur edhe reagimi i tij publik, ku ai e ka cilësuar këtë si një formë shantazhi The post Blerim Bexheti pas padisë penale: “Tentativë për shantazh politik – nuk do të tërhiqem” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas njoftimit për padinë penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka ardhur edhe reagimi i tij publik, ku ai e ka cilësuar këtë si një formë shantazhi dhe presioni politik.
“Mos mendoni se me këto ‘operacione’, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike,” ka shkruar Bexheti në Facebook.
Sipas tij, qeveria aktuale po tenton të heshtë zërin e kundërshtarëve përmes kallëzimeve të porositura.
“Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë. Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot,” thekson ai.
Bexheti shton se nuk e ndalin as paditë dhe as kërcënimet, përkundrazi ato i japin më shumë motiv për të vazhduar betejën politike.
“Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci. Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike,” përfundon reagimin e tij Blerim Bexheti. Gazeta Flaka
The post Blerim Bexheti pas padisë penale: “Tentativë për shantazh politik – nuk do të tërhiqem” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .