Haradinaj: 100 euro nuk mjaftojnë për pensionistët, më së paku duhet 450 euro
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me pensionistë të Vushtrrisë, ku siç thotë ai u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale. Haradinaj thekson se premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes se kësaj kategorie nga Qeveria. Tutje, ai pohon se pensioni prej 100 […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me pensionistë të Vushtrrisë, ku siç thotë ai u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale.
Haradinaj thekson se premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes se kësaj kategorie nga Qeveria.
Tutje, ai pohon se pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme.
“Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro. Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët. Ne i besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”, shkruan ai.