Murati: U hapë rruga që paga minimale të rritet pas më shumë se një dekade

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për pagën minimale, Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka vlerësuar “ndryshim me rëndësi dhe përmbushje të njërit nga premtimet tona”. “Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”, ka shkruar Murati. Postimi i Muratit: Me […]

gusht 27, 2024 - 14:00
 0  6
Murati: U hapë rruga që paga minimale të rritet pas më shumë se një dekade
murati:-u-hape-rruga-qe-paga-minimale-te-rritet-pas-me-shume-se-nje-dekade

murati:-u-hape-rruga-qe-paga-minimale-te-rritet-pas-me-shume-se-nje-dekade

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për pagën minimale, Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka vlerësuar “ndryshim me rëndësi dhe përmbushje të njërit nga premtimet tona”.

“Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”, ka shkruar Murati.

Postimi i Muratit:

Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.

Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi.

Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte).

Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.