Haradinaj: Fuqizimi i gruas, parakusht për një Kosovë fituese
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese. Në Gjakovë, Haradinaj shpalosi planin konkret të veprimit: mbështetje për familjet e reja me 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese.
Në Gjakovë, Haradinaj shpalosi planin konkret të veprimit: mbështetje për familjet e reja me 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me tre e më shumë fëmijë, qasje në kredi të subvencionuara për bizneset e udhëhequra nga gratë, orar fleksibil pune për nënat, si dhe zbatim në plotni për të drejtën e grave në trashëgimi të pronës.
“Fuqizimi i gruas në shoqërinë tonë është parakusht për një Kosovë vërtet Fituese. Sot në Gjakovë, qytetin që nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini po tregon se si arrihen rezultate konkrete për qytetarët pavarësisht mungesës së mbështetjes qeveritare, ndava me gratë gjakovare vizionin tonë për barazi të plotë gjinore. Përtej fjalëve dhe kuotave gjinore, ne ofrojmë plan konkret veprimi: mbështetje për familjet e reja me 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, qasje në kredi të subvencionuara për bizneset e udhëhequra nga gratë, dhe orar fleksibil pune për nënat. Mbi të gjitha, do të zbatojmë në plotni të drejtën e grave në trashëgimi të pronës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje, ai shton se gratë e Kosovës po shkruajnë histori suksesi, dhe shton se shteti duhet të investojë fuqishëm në potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, si garanci për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Gratë tona po shkruajnë histori suksesi në sport, shkencë, art e biznes. Është momenti që shteti të investojë fuqishëm në potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, si garanci për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kosova Fituese është ajo ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e saj”.