Hasmëri e mëhershme, theret me thikë një person në Mitrovicë

Një person ka përfunduar në spital pasi është therur me thikë nga një i dyshuar në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në rrugën “Evlia Qelebia”. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Policia thotë se ende s’ka arritur ta identifikojë të dyshuarin për veprën penale […]

qershor 2, 2024 - 11:01
 0  6
Hasmëri e mëhershme, theret me thikë një person në Mitrovicë

Një person ka përfunduar në spital pasi është therur me thikë nga një i dyshuar në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në rrugën “Evlia Qelebia”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Policia thotë se ende s’ka arritur ta identifikojë të dyshuarin për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

PK’ja në njoftim thotë se kjo dyshohet të ketë ndodhur si shkak i një hasmërie të mëhershme mes viktimës dhe të dyshuarit.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 01.06.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me një mjetë të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal ku edhe është duke vazhduar trajtimin. Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftim.