Haxhiu: Kundërshtimi i ndërkombëtarëve mospajtim me politikat e Kurtit
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i shkuan dje në zyrë kryeministrit Kurti për të folur në lidhje me çështjen e Urës mbi lumin Ibër. Të njëjtit pas takimit deklaruan se nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të ‘Urës së Ibrit’. “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta […]
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i shkuan dje në zyrë kryeministrit Kurti për të folur në lidhje me çështjen e Urës mbi lumin Ibër.
Të njëjtit pas takimit deklaruan se nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të ‘Urës së Ibrit’.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, theksoi Hovenier.
Por nga Qeveria, në komunikatën që lëshuan për media, nuk u zbrapsën në qëndrim duke theksuar se hapja e urës duhet të ndodhë dhe se diçka e tillë nuk është kundër askujt.
“Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi” u tha në njoftimin e Qeverisë.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Haxhiu tha se lëvizja e automjete duhet të mundësohet por theksoi se kundërshtimi i ndërkombëtarëve vjen pasi nuk pajtohen me politikat populiste të Kurtit.
“Ura e Ibrit është renovuar dhe është e hapur për levizje të qytetareve që 9 vite, nuk është lejuar levizja e automjeteve nga ana e KFOR-it.Lëvizja e automjeteve duhet të mundesohet sepse ajo realizohet nga dy urat e tjera tek ‘Lagjia e Boshnjakëve’ dhe tek ‘Liqeni Akumules’ duke krijuar shpenzime te panevojeshme për qytetaret të cilët levizin nga jugu në veri dhe nga veriu në jug përmes urave të lartecekura.Kundërshtimi i ndërkombetareve duket të jetë mospajtim me politikat populiste te Kurti, përderisa veriu ka nevojë për integrim të plotë” tha Haxhiu për “Gazeta Blic”.
Ai pati edhe një ironi therëse në lidhje me ‘performancën e supozuar të këngëtares Shakira kur të hapet Ura e Ibrit’
“Ndoshta mos-kordinimi i ndërkombëtareve me Kurtin ka të bejë edhe me paralajmerimet e LVV-së, para 9 viteve, se per hapje te Ures se Ibrit do të këndoj Shakira” përfundoi Haxhiu.