Haziri: Kurtin s’po e presin në institucionet e Qeverisë së ShBA’ve, por nëpër zyra të partisë, Biden ka vendosur kufizime
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Kurti nuk po pritet në institucionet e Qeverisë në ShBA, por nëpër zyre të partive, duke shtuar se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në Berlin. “Njëjtë si në Berlin, nuk e presin në institucione të Qeverisë, por nëpër zyra të partisë. Siç ishte takimi me SPD-në, […]
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Kurti nuk po pritet në institucionet e Qeverisë në ShBA, por nëpër zyre të partive, duke shtuar se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në Berlin.
“Njëjtë si në Berlin, nuk e presin në institucione të Qeverisë, por nëpër zyra të partisë. Siç ishte takimi me SPD-në, nëpër zyrat e grupit parlamentar. Aty premtoi ndryshimin e Kodit Civil që nuk e realizoi”, tha Haziri.
Haziri tutje thotë, se presidenti Biden ka vendosur kufizime dhe Kurti nuk pritet në Uashington, por në Chicago.
“Tash, administrata Biden ka vendosur kufizime dhe nuk e presin në Uashington DC, por në Chicago, aty ku mbahet Konventa e Demokratëve”, thotë Haziri.
“Nuk është parë ndër ftesa në Konventë, madje është shansi i fundit për ata që nuk e dinë se çka është partneriteti. Ftesa ka të bëjë që me dëshmu se si funksionin demokracia e vërtetë, ku presidenti Biden demostron në këtë konventë tërheqjen e tij, për shkak të kërkesës së qytetarëve”, shton tutje ai.
Haziri në fund porositi kryeministri të shikojë mirë e të lexojë, pasi Autokracia nuk ekzison në Kosovë, e as në hapjen e urës mbi lumin Ibër.
“Kurti duhet ta lexoj që Autokracia nuk ekziston në Kosovë, as në hapjen e urës mbi lumin Ibër, edhe pse mund të ndodhë në VV. Shiko e mëso është porosia”, përfundon Haziri për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të marr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nisi dje dhe zhvillohet në Çikago.
E për Zërin e Amerikës, i pari i qeverisë tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të janë të fuqishme, ani pse ai vet nuk shkon për vizita të shpeshta atje.
“Nuk besoj se ka kurrfarë dëmtimi. Është e vërtetë që nuk ngjasoj me kryeministrat e tjerë të Republikës së Kosovës, por unë besoj se marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë”, tha Kurti.