Bajqinovci: Janë edhe disa formalitetet që duhet të kryhen dhe do të hapet Ura e Ibrit, datë s’ka
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se s’ka datë për hapjen e Urës së Ibrit. Ai ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat […]
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se s’ka datë për hapjen e Urës së Ibrit.
Ai ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat sipas tij, tashmë janë përmbushur për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të rënda. Pas përfundimit të këtyre fazave, ai ka shtuar se do të kryhen disa formalitete shtesë për të siguruar hapjen e urës.
Pavarësisht vonesave për hapjen e urës së Ibrit, Bajqinovci është i bindur se tani ka ardhur koha për hapjen e urës.
“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000. Ose pas Pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje, që prej 216-2017 të filloj me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.
Për tri herë nuk është hapur, dhe besoj që ka ardhë koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve. Besoj që do ta kemi edhe një dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.