Hoxhaj: Kosova në 4 vjet asnjë njohje e anëtarësim- ministri serb po viziton shtetet që e kanë njohur, do të shihen efektet

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës gjatë mandatit katërvjeçar të kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se Kosova për katër vite nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim. Ai ka shtuar se ministri i Jashtëm i Serbisë gjatë verës ka vizituar shtete që e […]

gusht 28, 2024 - 14:00
 0  6
Hoxhaj: Kosova në 4 vjet asnjë njohje e anëtarësim- ministri serb po viziton shtetet që e kanë njohur, do të shihen efektet
hoxhaj:-kosova-ne-4-vjet-asnje-njohje-e-anetaresim-ministri-serb-po-viziton-shtetet-qe-e-kane-njohur,-do-te-shihen-efektet

hoxhaj:-kosova-ne-4-vjet-asnje-njohje-e-anetaresim-ministri-serb-po-viziton-shtetet-qe-e-kane-njohur,-do-te-shihen-efektet

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës gjatë mandatit katërvjeçar të kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se Kosova për katër vite nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim.

Ai ka shtuar se ministri i Jashtëm i Serbisë gjatë verës ka vizituar shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Hoxhaj ka paralajmëruar se do të “shihen efektet e vizitës së tij”.

Në fund, ish ministri i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë ministrja Gërvalla.

“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm! Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqsisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka shkruar ai.