Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit, pasuar nga përkatësia politike dhe statusi ekonomik, theksohet në hulumtimin me titull: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Sipas 31% të të rinjve të anketuar, origjina etnike është arsyeja e parë për diskriminim te të rinjtë, […]

shtator 9, 2024 - 23:00
 0  7
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit, pasuar nga përkatësia politike dhe statusi ekonomik, theksohet në hulumtimin me titull: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Sipas 31% të të rinjve të anketuar, origjina etnike është arsyeja e parë për diskriminim te të rinjtë, ndjekur nga 21% e të anketuarve që besojnë se statusi ekonomik është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe 17% që besojnë se përkatësia politike është arsyeja e parë për diskriminim.

RAPORTI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SHKUP

Në rajonin e Vardarit, Jugperëndimit dhe Pellagonisë, përkatësia etnike nuk është zgjedhur si baza e parë për diskriminim. Gjegjësisht, 34% e të rinjve nga rajoni i Vardarit e konsiderojnë përkatësinë politike si arsyen e parë të diskriminimit. Në rajonin e Jugperëndimit, për 26% të të rinjve, orientimi seksual është baza e parë e diskriminimit. Në rajonin Juglindor, feja shfaqet si baza e parë për diskriminim së bashku me gjendjen ekonomike”

24% e të anketuarve zgjedhin statusin ekonomik si bazë e dytë për diskriminim, dhe më pas përkatësia politike dhe paaftësia si bazë e dytë për diskriminim. Në këtë dokument theksohet se Raportimi i diskriminimit nuk është i zakonshëm te të rinjtë në vend, duke sinjalizuar ndërgjegjësimin e pamjaftueshëm të institucioneve përgjegjëse për të luftuar diskriminimin, si dhe mungesën e besimit në procedurat për mbrojtje nga diskriminimi. /SHENJA/