Qeveria e Shkupit pret nesër Kurtin, në vizitën e parë të punës! (Video)

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, pret nesër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në vizitën e parë të punës. Kurti do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Ish ambasadori, Muhamed Halili, vlerëson se qëllimi i vizitës së Kurtiti është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe largimi i […]

gusht 5, 2024 - 02:30
 0  9
Qeveria e Shkupit pret nesër Kurtin, në vizitën e parë të punës! (Video)

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, pret nesër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në vizitën e parë të punës.

Kurti do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ish ambasadori, Muhamed Halili, vlerëson se qëllimi i vizitës së Kurtiti është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe largimi i Shkupit nga nisma “Ballkani i Hapur”, ku vendin e kishte future qeveria e kaluar, LSDM-BDI.

“Mesazhi kryesor është që Qeveria e Maqedonisë, gjëgjësisht politika kryesore e Qeverisë së Maqedonisë duhet të jetë e përqëndruar në një bashkëpunim më të ngushtë, ekonomik, politik, kulturor me Qeverinë e Kosovës dhe Bullgarisë, karshi Qeverisjeve të deritanishme që kanë qenë LSDM-BDI, bashkëpunim i ngrushtë me Serbinë e Vuçiqit, duke përfshirë këtu edhe “Ballkanin e Hapur”. Mendoj se ky është mesazhi kryesor dhe pres që në të ardhmen këto tentativa të japin rezultate”, tha Halili për gazetën LAJM.