Humolli: Qeverisja e VV-së ka qenë e dobët
Në një deklaratë për FrontOnline , Humolli ka shprehur shqetësimin e tij për dështimet e qeverisjes dhe për ndikimin e tyre në situatën e përgjithshme të vendit. Humolli e ka cilësuar qeverisjen aktuale si të dobët, duke akuzuar atë se nuk ka ditur ose nuk ka pasur vullnetin për të shfrytëzuar mundësitë e dhëna për të përparuar […]
Në një deklaratë për FrontOnline , Humolli ka shprehur shqetësimin e tij për dështimet e qeverisjes dhe për ndikimin e tyre në situatën e përgjithshme të vendit.
Humolli e ka cilësuar qeverisjen aktuale si të dobët, duke akuzuar atë se nuk ka ditur ose nuk ka pasur vullnetin për të shfrytëzuar mundësitë e dhëna për të përparuar zhvillimin e Kosovës.
“Qeverisja ka qenë e dobët, nuk ka ditur apo nuk ka dashur të shfrytëzojë mundësitë për të përparuar vendin”, tha Humolli
Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka menaxhuar marrëdhëniet me disa kategori të rëndësishme të shoqërisë, përfshirë punëtorët e arsimit, sigurisë dhe ndërtimit, si dhe veteranët e luftës. Sipas tij, këto konflikte të panevojshme kanë krijuar një atmosferë të tensionuar dhe kanë penguar përparimin e vendit.
“Ka pasur konflikte të panevojshme me punëtorët e arsimit, me punëtorët e sigurisë së vendit, dhe me ata që po ndërtojnë vendin. Gjithashtu, ka pasur konflikte të panevojshme me veteranët e luftës dhe me Republikën e Shqipërisë”, deklaron ai për FrontOnline.