Hyrja te parku nacional “Mali Sharr” do të jetë me pagesë
Të gjithë vizitorët të cilët me mjete motorike lëvizin në rrugët e lejuara brenda Parkut Kombëtar “Mali Sharr” do të paguajë prej 2 majit. Ky është vendimi i Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, transmeton Portalb.mk. “Nga data 2 Maj 2025, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr fillon me sistemin për hyrje me pagesë për […]


Të gjithë vizitorët të cilët me mjete motorike lëvizin në rrugët e lejuara brenda Parkut Kombëtar “Mali Sharr” do të paguajë prej 2 majit. Ky është vendimi i Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, transmeton Portalb.mk.
“Nga data 2 Maj 2025, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr fillon me sistemin për hyrje me pagesë për mjetet motorike në territorin e Parkut, duke dërguar SMS mesazh ose Skenimit të QR (kodit me përgjigje të shpejtë)”, raportoi nga Parku Nacional “Mali Sharr”.
Pagesa do të jetë falas për banorët e fshatrave që gjenden brenda Parkut, banorët e pronave private dhe personat juridik të regjistruar në territorin e Parkut.
Motoçikletat dhe veturat duhet të paguajnë 150 denarë, kombit dhe minibusët me 20 ulëse do të paguajnë 250 denarë, ndërsa autobusët dhe mjetet e rënda nga 450 denarë.
Ndryshe, katër parqet kombëtare në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Në programin vjetor për natyrën të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë 20 milionë denarë, ose rreth 325.000 euro, të cilat do të duhet të ndahen për aktivitete që do ta përmirësojnë punën e tyre dhe do të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për të funksionuar më me sukses. P
Parqet kombëtare “Pelister” dhe “Mali Sharr” do të bëhen me info qendra të reja, “Galiçica” do të mbështetet për blerjen e pajisjeve për kontroll dhe monitorim më të mirë të ishullit Golem Grad, ndërsa “Mavrova” do të fitojë pajisje për rregullimin e lokaliteteve turistike.