“Ia mori 22,500 € për t’ia punësuar djalin në Polici”, një grua 43 vjeçe dyshohet për mashtrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një grua nga Manastiri, pasi e njëjta dyshohet se mashtroi një 64-vjeçar për 22.500 euro, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ajo ishte paraqitur rrejshëm si e punësuar në MPB dhe i kishte premtuar punësimin e djalit të tij. “SPB-Manastir ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore […]

Korrik 2, 2025 - 14:00
 0  6
“Ia mori 22,500 € për t’ia punësuar djalin në Polici”, një grua 43 vjeçe dyshohet për mashtrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një grua nga Manastiri, pasi e njëjta dyshohet se mashtroi një 64-vjeçar për 22.500 euro, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ajo ishte paraqitur rrejshëm si e punësuar në MPB dhe i kishte premtuar punësimin e djalit të tij.

“SPB-Manastir ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir kundër M.L. (43) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.
Respektivisht, e denoncuara, në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, e ka mashtruar një person 64-vjeçar nga Manastiri, duke iu paraqitur rrejshëm se ishte e punësuar në MPB (Ministrinë e Punëve të Brendshme) dhe se do ta ndihmonte që djali i tij të punësohej në MPB, si dhe në disa procedura të tjera. I dëmtuari disa herë i ka dhënë para, në një shumë të përgjithshme prej 22.500 euro”, thonë nga MPB.