Halili nga ASh: Mungesë transparence, përfituesit zgjidhen në erësirë
Deri më sot nuk ka asnjë investim të huaj në komunat me shumicë shqiptare – një dështim i qartë i politikës ekonomike, vuri në dukje Arben Halili në konferencën për The post Halili nga ASh: Mungesë transparence, përfituesit zgjidhen në erësirë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deri më sot nuk ka asnjë investim të huaj në komunat me shumicë shqiptare – një dështim i qartë i politikës ekonomike, vuri në dukje Arben Halili në konferencën për media.
“Ministri i Ekonomisë bën propagandë me vetëpunësim, por asnjë investim nuk ka shkuar në vendbanimet shqiptare. Kjo është fyerje për rajonin dhe për votuesit.”, shtoi Halili.
Halili nga ASh: Mungesë transparence, përfituesit zgjidhen në erësirë
Plani nuk përmban të dhëna për përfituesit, nuk ka kritere të qarta dhe as mekanizma të pavarur të monitorimit, kështu tha në konferencën për media, Arben Halili.
“Kur s’ka publikim të kritereve dhe nuk dihet kush përfiton dhe si, atëherë s’kemi plan punësimi – kemi plan favorizimi.”, tha Arben Halili.
ASh: Gratë në zonat rurale dhe të papunët afatgjatë kush i përfaqëson?!
Duke komentuar Planin për Punësim, Halili vuri jë dukje që plani fokusohet vetëm te të rinjtë nën 29 vjeç, ndërsa gratë, të papunët afatgjatë dhe grupet e margjinalizuara mbesin jashtë vëmendjes.
“Nuk mund të flasim për gjithëpërfshirje kur përjashtojmë shumicën. Gratë në zonat rurale dhe të papunët afatgjatë kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë, jo për retorikë.”, tha Arben Halili .
Punësimi si mashtrim – ASH: Qeveria ngarkon qytetarët në vend që t’i ndihmojë
Në konferencën për shtyp, Halili tha që qeveria u kërkon qytetarëve të hapin biznese, por i mbingarkon me detyrime tatimore pa ofruar asnjë përkrahje reale.
“Është absurde të promovosh vetëpunësimin, por të mos u ofrosh përfituesve lehtësim nga kontributet për dy vitet e para. Kjo nuk është ndihmë, është kurth.”, tha Arben Halili.
ASH: Plani i punësimit për 2025, propagandë zgjedhore pa ndikim real
Qeveria e promovon Planin e Punësimit 2025 si sukses, por në thelb ai është një plan i vonuar, me përfshirje të kufizuar dhe rezultat të pasigurt.
Arben Halili në konferencën për media theksoi që plani u publikua 6 muaj nga fillimi i vitit, dhe si i tillë është i destinuar për dështim.
“Nuk ka sukses kur plani publikohet në mes të vitit dhe përjashton kategoritë më të rrezikuara nga papunësia. Punësimi nuk është dekor për konferenca, por obligim shtetëror.”, tha Halili. Flaka
The post Halili nga ASh: Mungesë transparence, përfituesit zgjidhen në erësirë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
