Ibrahimi: E gëzofshi Bajramin e Madh!
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një mesazh video, Ibrahimi thekson se pas një muaji sakrifice, dita e Bajramit sjell kulmin e përpjekjeve shpirtërore. “Po të krahasojmë agjërimin e Ramazanit me një vepër të bukur artistike, Bajrami është momenti i katarzës, kur shpirti mbushet me emocionin […]

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një mesazh video, Ibrahimi thekson se pas një muaji sakrifice, dita e Bajramit sjell kulmin e përpjekjeve shpirtërore.
“Po të krahasojmë agjërimin e Ramazanit me një vepër të bukur artistike, Bajrami është momenti i katarzës, kur shpirti mbushet me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e ngadhënjimit,” shprehet Ibrahimi.