Infektologu Ramadani: Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me COVID

Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it. Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës. Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më […]

gusht 4, 2024 - 17:30
 0  5
Infektologu Ramadani: Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me COVID
infektologu-ramadani:-ne-javet-ne-vijim-mund-te-kete-rritje-te-rasteve-me-covid

infektologu-ramadani:-ne-javet-ne-vijim-mund-te-kete-rritje-te-rasteve-me-covid


Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it.

Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës.

Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më të ulëta.

“Ardhja e madhe e mërgimtarëve ka qenë një faktorë që numri i rasteve të jetë i pranishëm në Kosovë se numri mund të jetë dhe më i lartë por s’kanë bërë kontrolle. COVID-i mund të befasoj e të shtoj raste në javët në vijim dhe duhet të ketë kujdes të madh. Duhet t’i kenë parasysh ato masat anti-Covid që kanë qenë më herët nëse vazhdohet vaksinimi situata tani do jetë në kontroll”, theksoi Ramadani.

IKSHPK njoftoi javën e kaluar se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Ndryshe, edhe në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me COVID në spitalin infektiv të Tiranës./FrontOnline/