Instituti GAP: Qeverisja Hamza në Mitrovicë nga 123 premtime i ka realizuar 69 prej tyre
Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale. Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se bazuar në “Letërnjoftimin e Komunave”, nga 123 premtime 69 prej tyre janë realizuar. 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të […]
Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se bazuar në “Letërnjoftimin e Komunave”, nga 123 premtime 69 prej tyre janë realizuar. 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen.
“Qeverisja jonë ka dalë kampione në numrin e premtimeve të realizuara për tri vitet e para të mandatit. Nga 123 premtime 69 i kemi përfunduar, 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen. Vetëm 9 premtime nuk kanë filluar ende”, ka thënë Tahiri.
“Letërnjoftimi i Komunave“ nga Instituti GAP
Tahiri ka thënë se kanë punuar që nga dita e parë që t’i përmbushin premtimet.
“Na mbetet edhe një vit qeverisje për të përfunduar edhe projektet që janë në proces, për të përmbyllur kështu një mandat me shumë punë të kryera”, ka thënë tutje ai.