Integrimet në qorrsokak!
Pasi vendi ndryshoi emrin e tij, BE-ja, megjithëse premtoi se ky ishte kushti i fundit, shumë shpejt u rikthye dhe vendosi kushte të reja, në radhë të parë një metodologji The post Integrimet në qorrsokak! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pasi vendi ndryshoi emrin e tij, BE-ja, megjithëse premtoi se ky ishte kushti i fundit, shumë shpejt u rikthye dhe vendosi kushte të reja, në radhë të parë një metodologji të re të negociatave, e më pas ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik
Në opinionin vendor shprehen se standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë u konfirmuan edhe një herë pasi Brukseli zyrtar vendosi ta ndajë Shqipërinë nga paketa me Maqedoninë, pavarësisht të gjitha deklaratave të mëparshme të liderëve evropianë se të dy vendet duhet të shkojnë bashkërisht drejt anëtarësimit në Union.
Pasi vendi ndryshoi emrin e tij, BE-ja, megjithëse premtoi se ky ishte kushti i fundit, shumë shpejt u rikthye dhe vendosi kushte të reja, në radhë të parë një metodologji të re të negociatave, e më pas ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik. Disa analistë shprehen se në momentin e parë kur autoritetet maqedonase kërkuan garanci evropiane se ndryshimet kushtetuese do të ishin kushti i fundit për vendin, Brukseli u përgjigj duke shkëputur Maqedoninë dhe Shqipërinë nga pakoja e negociatave, duke dërguar mesazhin se nuk ka garanci dhe se vendi nuk mund të ecë përpara derisa të plotësojë të gjitha kërkesat që Bullgaria do të vendosë, ashtu siç bëri Shqipëria duke plotësuar kërkesat e Sofjes zyrtare për regjistrimin e minoritetit të supozuar bullgar, por edhe të Athinës, për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar Fredi Beleri.
Pas përfundimit të punës përmes diplomacisë sekrete, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel vendosën njëzëri që Shqipëria të vazhdojë negociatat për anëtarësimin e plotë në BE, në mënyrë që konferenca e radhës ndërqeveritare BE-Shqipëri të zhvillohet në 15 tetor në Luksemburg, kur planifikohet të hapet kapitulli i parë – Vlerat themelore. Në praktikë, mbajtja e një konference të posaçme ndërqeveritare nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në procesin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në takim nuk u vu fare në rend dite tema për vazhdimin e negociatave me Maqedoninë dhe Greqia theksoi se i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me Shqipërinë dhe për këtë arsye është marrë vendimi për vazhdimin e negociatave me Tiranën zyrtare. Nëse deri para disa kohësh në BE mbizotëronin dy rryma, njëra që punonte shumë për të ndarë Maqedoninë dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit dhe tjetra që besonte se të dy vendet duhet të vazhdonin bashkërisht rrugën e përbashkët, është e qartë se tashmë vetëm Shqipëria ka ranë dakord të shkojnë përpara.
Disa dilema lindin vetvetiu pas vendimit të BE-së për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë nga paketa e anëtarësimit, duke filluar nga ajo se çfarë do të thoshte ndarja për Maqedoninë dhe nëse do të ndikonte në stabilitetin e brendshëm, duke marrë parasysh qëndrimet e partive shqiptare në vend por edhe nëse pas gjithë kësaj fshihet synimi bullgar për ta mbajtur vendin nën një bllokadë të përhershme dhe pa perspektivë evropiane për të arritur qëllime të caktuara të tyre.
Kryetari i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski, është i mendimit se pas bllokadës bullgare fshihen motive dashakeqe. “Sigurisht, me bllokimin e Maqedonisë është më se e qartë se motivet e Bullgarisë nuk janë dashamirëse, përndryshe nuk do të gjendeshim në këtë situatë dhe do t’i kishim filluar negociatat edhe më herët”, thotë Troshanovski. Sipas tij, ndarja e Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë do të ndikojë edhe në stabilitetin e brendshëm të vendit. “Komuniteti shqiptar në Maqedoni do të ketë rezistencë ndaj status quo-së aktuale dhe ajo do të rritet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe nëse Shqipëria përparon në këtë proces, ajo rezistencë do të bëhet më e sigurt dhe e pashmangshme”, thekson Troshanovski.
Analisti politik Vlladimir Bozhinovski është i mendimit se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse Shqipëria zhvillon e vetme një konferencë ndërqeveritare, sepse në parim është BE ajo që po e pengon procesin e zgjerimit. “Ne të gjithë duam të fillojmë negociatat me BE-në dhe na është premtuar para pesë vitesh se do t’i fillojmë nëse ndryshojmë emrin. Pyetja është nëse BE-ja dëshiron që ne të fillojmë negociatat fare. BE-ja ka nisur negociatat si me Serbinë ashtu edhe me Malin e Zi, ndaj nuk po arrijnë askund. Çështja është se sa BE-ja është e gatshme dhe e aftë për momentin të zhvillojë negociata për zgjerim, kur reformat e brendshme në Union, të cilat janë vonuar në 15 vitet e fundit, sërish nuk po arrijnë askund”, thotë Bozhinovski. (koha.mk)
The post Integrimet në qorrsokak! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .