Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit
Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit, transmeton TV21. Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, The post Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit, transmeton TV21.
Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.
“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.
Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.
“Qëllimi i kësaj iniciative është që me futjen e intonimit të himnit në shkolla, është të nxitet qysh në moshën më të hershme, tek të rinjtë ndjenjat e përkatësisë kombëtare, mësimi i fëmijëve për bashkim, për zhvillimin e historisë dhe traditës, vlerësimin dhe njohjen e simboleve të cilat përfshihen në himn dhe parasegjithash, zhvillimin e respektit ndaj atdheut të tyre”, thanë iniciatorët, transmeton TV21.
Nuk pati asnjë diskutim për këtë pikë.
The post Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .