Investigimi i Rai 3, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Kreu i Grupit, parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për mocion me debat, të motivuar nga investigimi i Rai 3 për lidhjet e politikës me krimin dhe rrezikun që i kanoset demokracisë në vend prej tyre. Në kërkesën e depozituar thuhet se mbështetja që individët me rekorde kriminale i japin […]

qershor 3, 2024 - 19:00
 0  8
Investigimi i Rai 3, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Kreu i Grupit, parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për mocion me debat, të motivuar nga investigimi i Rai 3 për lidhjet e politikës me krimin dhe rrezikun që i kanoset demokracisë në vend prej tyre.

Në kërkesën e depozituar thuhet se mbështetja që individët me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen falas.

Bardhi thekson se pikërisht lidhjet e krimit me politikën po minojnë demokracinë në vend, ndërsa kanë ulur besueshmërinë e qytetarëve te institucionet publike.

Ligjvënësit demokratë do të shfrytëzojnë investigimin e Rai 3 për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke zhvilluar protestë si brenda sallës dhe në sheshin para godinës së Parlamentit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri