Veliaj ironizon Metën: Shembull i degradimit të njeriut, që ka humbur lidhjet me realitetin
Në takimin me socialistët e Rrogozhinës, ku u shprehu atyre mirënjohjen për kontributin në parti, Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se të ishe socialist në vitet ’90 ishte e vështirë. Ai komentoi edhe sjelljet e Presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të cilin tha se ka humbur lidhjen realitetin. […]
Në takimin me socialistët e Rrogozhinës, ku u shprehu atyre mirënjohjen për kontributin në parti, Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se të ishe socialist në vitet ’90 ishte e vështirë. Ai komentoi edhe sjelljet e Presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të cilin tha se ka humbur lidhjen realitetin.
“Ne kemi pasur President Republike dikë që futej në zyra bashkie dhe zihej e therej me policët bashkiakë. Një karikaturë totale e mënyrës si degradon njeriu kur nuk e kupton se ka humbur lidhjen me njerëzit dhe realitetin”, tha ai.
Veliaj vlerësoi socialistët për kontributin e dhënë ndër vite dhe përkushtimin e tyre për të sjellë një transformim total të Shqipërisë.
“Shumë prej jush e mbani mend sa e vështirë ishte të ishe socialist në 21 janar, kur vriteshin me plumba në mish socialistët. Kush është i brezit të 94-ës, të referendumit të 96-ës, të 97-98-ës, e mbajnë mend se sa gjak socialistësh është derdhur në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Sot është pak më kollaj. Por, meqë sot është më kollaj, na takon ta dimë historinë, të përkulemi me respekt dhe falënderim për ata që, për 33 vite të vështira, mbajtën forcën, familjen tonë të bashkuar, idealiste dhe të përkushtuar me misionin për të sjellë një transformim total të Shqipërisë”, u shpreh ai.