Investim 500 milionë dollarësh në energjetikë, 630 punësime të reja

Ngjarjen e pare, Qeveria e re e nisi me investim në energjetikë. 500 milionë dollar amerikan nga kompania Alcazar Energy, do të investohen për prodhim të energjisë elektrike në vendin tonë. Ky event grumbulloi gjysmën e kabinetit qeveritarë në një vend, për të marrë të gjithë merita nga ky projekt që pritet të hap mbi […]

qershor 26, 2024 - 00:01
 0  5
Investim 500 milionë dollarësh në energjetikë, 630 punësime të reja

Ngjarjen e pare, Qeveria e re e nisi me investim në energjetikë. 500 milionë dollar amerikan nga kompania Alcazar Energy, do të investohen për prodhim të energjisë elektrike në vendin tonë. Ky event grumbulloi gjysmën e kabinetit qeveritarë në një vend, për të marrë të gjithë merita nga ky projekt që pritet të hap mbi 600 vende të reja të punës. Fjalimin e tij kryeministri Hristijan Mickoski e filloi me atë që ky do të ishte investimi më i madh deri tani në pjesën e ripërtrirjes së burimeve të energjisë në rajon.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Planifikohet instalim i 55 paneleve që do të prodhojnë 1 teravat orë rrymë elektrike ose një milion megavat orë, që është afër 20% nga prodhimi i përgjithshëm e energjisë elektrike në vend. Ky investim do të hap 630 punësime të reja. Me përfundimin e këtij projekti, 100 000 amviseri do të mund të furnizohen nga këto panele”.

Sipas drejtorit gjeneral të kompanisë Alcazar Energy Daniel Kalderon, kur panelet do të jenë operative, kapacitetet e vendit do të zmadhohen për 5 herë.

Daniel Kalderon, drejtor gjeneral i Alcazar Energy

“Ky investim do i mundësoj Maqedonisë së Veriut energji elektrike aq të pastër dhe të qasshme sa e ka të nevojshme dhe do të krijoj vende pune. Alcazar Energy në Maqedoninë e Veriut sheh potencial me lokacion të shkëlqyer për investim, dhe me këtë i jepet rëndësi kapaciteteve për krijimin e energjisë nga burime të ripërtrirjes”.

Alcazar Energy Partners, investon park të paneleve për prodhim të energjisë elektrike me kapacitet prej 400 Megavat. Ato do të vendosen përmes tri komunave Karbinci, Radovish dhe Shtip. Ndërtimi do të nisë nga fundit i vitit 2025, pritet të zgjas 24 muaj, kurse përfitimet e para mund të ndjehen nga fundi i vitit 2027.