Arben Taravari: ASH u largua nga Qeveria – nuk pranojmë të jemi vetëm dekor
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për televizionin MCN në Shqipëri, ka sqaruar arsyet e largimit të ASH-së nga koalicioni qeverisës VLEN dhe nga Qeveria e The post Arben Taravari: ASH u largua nga Qeveria – nuk pranojmë të jemi vetëm dekor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për televizionin MCN në Shqipëri, ka sqaruar arsyet e largimit të ASH-së nga koalicioni qeverisës VLEN dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se partia e tij nuk është mësuar të jetë kukull, por pjesë aktive e vendimmarrjes.
Pas 11 muajsh në pushtet, që nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024 ku ASH fitoi 14 mandate, Taravari deklaron se asnjë nga pikat kyçe të programit zgjedhor nuk është realizuar dhe për këtë arsye partia ka vendosur të largohet nga Qeveria.
“Ne jemi ndjerë të margjinalizuar dhe të papërfillur në vendimmarrje,” – tha Taravari, duke shtuar se VMRO-DPMNE dhe ZNAM, dy partnerët maqedonas në pushtet, kanë 64 deputetë dhe kanë krijuar shumicë pa pasur nevojë për ASH.
Sipas tij, ka pasur:
- Mospërmbushje të marrëveshjes për ligjin për përfaqësim të drejtë,
- Shfuqizim të mekanizmit të Badenterit, që garantonte përfaqësimin e barabartë të etnive,
- Mungesë decentralizimi dhe kompetenca të kufizuara për komunat,
- Punësime të pabalancuara në institucione – në favor të maqedonasve.
Ai shton se diskordinimi i brendshëm brenda koalicionit VLEN është shfrytëzuar nga VMRO për të dobësuar zërin e partive shqiptare.
Taravari nënvizoi se ASH do të dalë me lista të veçanta në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor 2025, dhe se partia tashmë po përgatitet për këtë sfidë të rëndësishme.
“107 mijë vota në zgjedhjet parlamentare tregojnë mbështetjen tonë – do i kthehemi qytetarit,” deklaroi ai, duke uruar partnerët e mbetur në Qeveri për sukses, por duke theksuar se rruga e përbashkët nuk ishte më e mundur për shkak të mospranimit të ultimatumeve dhe mospërmbushjes së marrëveshjeve. Flaka Media
The post Arben Taravari: ASH u largua nga Qeveria – nuk pranojmë të jemi vetëm dekor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .