Investimet e huaja, përplasen Filipçe me Mickoskin
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë, për sa i përket gjendjes ekonomike të vendit, si dhe për ndodhitë me programin IPARD. Filipçe thotë se kjo qeveri edhe pse The post Investimet e huaja, përplasen Filipçe me Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë, për sa i përket gjendjes ekonomike të vendit, si dhe për ndodhitë me programin IPARD. Filipçe thotë se kjo qeveri edhe pse nuk ka arritur të sjellë investime të reja, nuk ka ditur të mbajë edhe ato investime të huaja që vite me radhë kanë funksionuar.
Socialdemokratët shprehen të shqetësuar për paralajmërimet e mundshme të largimit të qindra punëtorëve nga kompanitë e huaja, ndërsa Qeveria hesht dhe nuk kërkon zgjidhje, tha Filipçe.
“Jemi ballafaquar me qeveri, e cila nuk dëshiron të debatojë për problemet, qeveri e cila është udhëhequr nga një propagandë e rrejshme dhe me deklarata spine, të cilat gjërat po i shtrembërohen. Jemi ballafaquar me një qeveri, e cila nuk dëshiron të thotë se si të paktën do të tentojë t’i korrigjojë këto parametra shkatërruese në ekonominë, respektivisht a po mendon fare të gjejë një zgjidhje për ata njerëz të cilëve u është rrezikuar ekzistenca e tyre. Kjo qeveri nuk merret me asnjë tjetër, përveç me LSDM-në.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit dhe njëherësh kryetarit të VMRO -DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e opozitës se edhe njerëz të tjerë nga pushteti janë përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ai njëherësh u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorime, t’i dorëzojnë ato, në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë.
“Nëse janë kaq të sigurt për këto pretendime, le të dalin dhe të thonë. Hristijan Mickoski është i përfshirë, ai dhe ai janë të përfshirë. Unë u bëj thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorim, të vijnë dhe të paraqesin ato prova në mënyrë që ne të veprojmë. Kështu që unë i hedh poshtë absolutisht këto spekulime dhe le të na lënë të bëjmë punën tonë siç duhet, por të mos arrijë edhe tek disa nga ish-zyrtarët dhe ministrat e tyre. Dhe pastaj t’i shoh, le të dalin përsëri në konferencë për shtyp.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Të gjitha këto kritika Filipçe i tha gjatë konferencës së tij për shtyp për zbulimin e emrave të rinj për ndryshimet kadrovike në LSDM.
The post Investimet e huaja, përplasen Filipçe me Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .