Së shpejti do të japim informata për emrat e rinj në Qeveri
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritar. Para gazetarëve nuk ka dhënë detaje, por ka shtuar se së shpejti do të The post Së shpejti do të japim informata për emrat e rinj në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritar. Para gazetarëve nuk ka dhënë detaje, por ka shtuar se së shpejti do të ketë informacione.
“Koordinime të rregullta të koalicionit. Së shpejti gjatë ditëve do të dihet. Pra, të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Të kisha më shumë për të ndarë, me pyetjen e parë do të jepja përgjigje.”, – u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.
Rikonstruimi i Qeverisë, Durmishi: S’kam të dhëna për takimin e koalicionit
Për emrat e rinj në Qeveri është pyetur edhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Thotë se partnerët e koalicionit qeveritar vazhdimisht janë në bisedime për projekte të ndryshme, por s’ka informata konkrete mbi diskutimin e djeshëm. Mohon për lakimin e emrit të tij si pjesë e Qeverisë që po rikonstruohet.
“Liderët e VLEN-it, jo vetëm mbrëmë, kanë takime me partnerët e koalicionit, konkretisht me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe diskutojnë tema të ndryshme, diskutohet për programet, kadrovikun, diskutohen temat se si duhet që të funksionojë në të ardhmen, por konkretisht nuk kam informacione se çfarë është diskutuar mbrëmë.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Ditë më parë, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, tha se janë dakorduar që në kuadër të koalicionit VLEN, pas largimit të Izet Mexhitit, i cili tashmë është kryetar i Çairit, të vijë zëvendësuesi i tij dhe se VLEN-i ka propozuar për të dytin e Qeverisë, Bekim Sali.
Po ashtu Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor t’i takojë kuadrit të LD-së, me të cilin ka udhëhequr Mexhiti.
The post Së shpejti do të japim informata për emrat e rinj në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .