Ish-Ministri i Parë i Skocisë vdiq në Ohër, homazhe nga politikanët britanikë dhe skocezë

Ishministri i Parë i Skocisë Aleks Salmond ka ndërruar jetë dje papritur në moshën 69-vjeçare në Ohër, ku po merrte pjesë në një konferencë. Ai u kujtua nga politikanët britanikë dhe skocezë, raporton Portalb.mk. Ai po merrte pjesë në Forumin e dytë për Diplomaci Kulturore, të cilën e bashkëorganizoi zyra e ish-presidentit të Maqedonisë së […]

tetor 13, 2024 - 08:00
 0  10
Ish-Ministri i Parë i Skocisë vdiq në Ohër, homazhe nga politikanët britanikë dhe skocezë
Aleks Salmond. Foto e marrë nga Agjencia Anadollu

Ishministri i Parë i Skocisë Aleks Salmond ka ndërruar jetë dje papritur në moshën 69-vjeçare në Ohër, ku po merrte pjesë në një konferencë. Ai u kujtua nga politikanët britanikë dhe skocezë, raporton Portalb.mk.

Ai po merrte pjesë në Forumin e dytë për Diplomaci Kulturore, të cilën e bashkëorganizoi zyra e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov.

Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin, ndërsa pritet sot të dalin me informata më të detajuara.

Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi në një njoftim në Platformën X se për më shumë se 30 vjet, Aleks Salmond ka qenë një figurë monumentale në politikën skoceze dhe britanike, duke lënë pas një trashëgimi të qëndrueshme.

“Mendimet e mia janë me ata që e njohën, familjen dhe të dashurit e tij. Në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shpreh ngushëllimet e mia sot”, ka shkruar Starmer.

Ishkryeministri i Britanisë Rishi Sunak tha se Aleks Salmond ishte një figurë e madhe në politikën.

“Edhe pse nuk isha dakord me të për çështjen kushtetuese, aftësia e tij për të debatuar apo pasioni për politikën nuk mund të kontestohet. U preftë në paqe”, shkroi Sunak.

Kreu i laburistëve skocez, Annas Sarwar, shkroi se “lajmi i trishtuar i vdekjes së Aleks Salmond do të jetë një tronditje për të gjithë ata që e njohën atë në Skoci, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë”.

Ishudhëheqësi i Konservatorëve skocezë Douglas Ross, në X shkroi se Salmond kishte ndikim të madh në të gjithë Skocinë.

“Ndërsa ne kishim pikëpamje të kundërta politike, ai ishte një figurë madhështore në politikën skoceze të cilën e dominoi për shumë vite”, shkroi Ross.

Aleks Salmond shërbeu si Ministër i Parë i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014.