Ishte i kërkuar për lëndim të rëndë trupor, arrestohet i dyshuari në Leposaviq

Një person është arrestuar në Leposaviq. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. “Me datën 17.02.2025, policia ka arrestuar personin e dyshuar S.C., 21 vjeçar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ky rast kishte ndodhur më 17.11.2024, kur në një lokal në Leposaviq, i dyshuari i arrestuar së bashku me

shkurt 17, 2025 - 17:00
 0  5
Ishte i kërkuar për lëndim të rëndë trupor, arrestohet i dyshuari në Leposaviq
ishte-i-kerkuar-per-lendim-te-rende-trupor,-arrestohet-i-dyshuari-ne-leposaviq

ishte-i-kerkuar-per-lendim-te-rende-trupor,-arrestohet-i-dyshuari-ne-leposaviq

Një person është arrestuar në Leposaviq. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Me datën 17.02.2025, policia ka arrestuar personin e dyshuar S.C., 21 vjeçar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ky rast kishte ndodhur më 17.11.2024, kur në një lokal në Leposaviq, i dyshuari i arrestuar së bashku me tre persona tjerë kishin sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Tre të dyshuarit ishin arrestuar në ditën kur kishte ndodhur rasti, ndërsa i dyshuari i katërt kishte qenë në arrati. Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatës se i njëjti ndodhej në një lokal në Leshak të Leposaviqit, ndaj të cilit gjithashtu ishte lëshuar Urdhërarresti nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në lidhje me rastin e lartcekur. Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur nëntë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike.”

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike Drejtoria për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve – Mitrovicë Veri ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.”

‘Policia rajonale Mitrovicë Veri falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,038/504-504-4800. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”