Ja çfarë thuhet në letrën e tërheqjes së Bidenit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t’u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka raportuar BBC të dielën. Ai ka deklaruar se ky vendim “është në interesin e partisë sime dhe vendit tim”. “Sot, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë. Ne kemi bërë investime […]
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t’u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka raportuar BBC të dielën.
Ai ka deklaruar se ky vendim “është në interesin e partisë sime dhe vendit tim”.
“Sot, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë. Ne kemi bërë investime historike në rindërtimin e kombit tonë, në uljen e kostove të barnave për të moshuarit dhe në zgjerimin e kujdesit shëndetësor të përballueshëm për një numër rekord…E di që asnjë nga këto nuk mund të ishte bërë pa ju, populli amerikan. Së bashku tejkaluam një pandemi një herë në shekull dhe krizën më të keqe ekonomike që nga Depresioni i madh. Kemi mbrojtur dhe ruajtur demokracinë tonë. I kemi rigjallëruar dhe forcuar aleancat tona në mbarë botën. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Derisa synim i imi ka qenë të kërkoj rizgjedhje, besoj se është në interesin më të volitshëm të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”, thuhet në letrën e Bideni.