Presidenti i Iranit ende i zhdukur, mjegulla e dendur pengon ekipet e kërkim-shpëtimit

Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i pari i shtetit është përballur me një aksident, ndërsa fati ende nuk dihet. Ekipet e shpëtimit janë shpërndarë kudo në terren, por ende nuk kanë arritur ta gjejnë presidentin dhe ekipin që ishte […]

maj 20, 2024 - 01:00
 0  9
Presidenti i Iranit ende i zhdukur, mjegulla e dendur pengon ekipet e kërkim-shpëtimit
presidenti-i-iranit-ende-i-zhdukur,-mjegulla-e-dendur-pengon-ekipet-e-kerkim-shpetimit

presidenti-i-iranit-ende-i-zhdukur,-mjegulla-e-dendur-pengon-ekipet-e-kerkim-shpetimit

Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i pari i shtetit është përballur me një aksident, ndërsa fati ende nuk dihet.

Ekipet e shpëtimit janë shpërndarë kudo në terren, por ende nuk kanë arritur ta gjejnë presidentin dhe ekipin që ishte me të.

Raisi ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane, ndërkohë që incidenti ka ndodhur në kufi me shtetin, rreth 600 kilometra në veriperëndim të Teheranit.

Shkak i kësaj situate dyshohet se është moti i keq me mjegull, shi dhe erëra të forta që kanë pushtuar vendin, ndërkohë që po ashtu këto kushte atmosferike po e vështirësojnë kërkimet.

Ekipi i kërkim-shpëtimit u drejtua në zonën e largët malore, njoftuan mediat shtetërore në Republikën Islamike, duke shtuar se në bordin e avionit ishte edhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Ndërkohë sipas raportimeve kolona që shoqëronte presidentin kishte edhe dy helikopterë të tjerë, dy prej të cilëve kanë mbërritur të sigurt në destinacion.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e një ekipi të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane duke ecur në një shpat në mjegull të dendur.

Presidenti iranian këtë të dielë ishte në Azerbajxhan për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit.