Jakimovski mbetet në BNJVL, Kostadinov nuk shkoi në takimin me Gjorgjievskin
BNJVL është e bashkuar, do të ndërmjetësojmë në mes të Karposhit, Strumicës dhe pushtetit qendror. BNJVL nuk është ajo që shkakton kriza, BNJVL i tejkalon krizat. Më vjen mirë që kolegu im Jakimovski mbetet në BNJVL dhe shpresoj se së shpejti do të ketë një takim me Kostadinovin, si më i zëshmi kundër bashkësisë – […]
BNJVL është e bashkuar, do të ndërmjetësojmë në mes të Karposhit, Strumicës dhe pushtetit qendror. BNJVL nuk është ajo që shkakton kriza, BNJVL i tejkalon krizat. Më vjen mirë që kolegu im Jakimovski mbetet në BNJVL dhe shpresoj se së shpejti do të ketë një takim me Kostadinovin, si më i zëshmi kundër bashkësisë – kështu deklaroi kryetari i komunës së Kisella Vodës dhei pari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski në takimin me kolegun e tij, Stevçe Jakimovski pas paralajmërimeve se dy komunat do të largohen nga bashkësia, transmeton Portalb.mk.
Gjorgjievski shpjegoi se gjithmonë ka pasur mosmarrëveshje mes një kryetar të caktuar dhe një ministri, por është logjike kur bëhet fjalë për mosmarrëveshje të tilla.
“BNJVL mbetet e bashkuar edhe në të ardhmen, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me komunikim intensiv edhe me Strumicën. Kolegu Pero Kostadinov, i cili është nënkryetar im dhe vjen nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate, do të bëjë përpjekje që në atë pjesë si koleg, si anëtarë të së njëjtës parti politike me Kostadin Kostadinovin, të ulen së bashku në tryezë dhe besoj se si Stevçe që tha se nuk do të largohet nga BNJVL dhe do t’i lërë hapësirë procesit për tejkalimin e problemeve, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me komunën e Strumicës”, tha Gjorgjevski.
BNJVL gjatë ditëve në vijim do të bëjë përpjekje për të organizuar takime ndërmjet kryetarëve të lartpërmendur dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror.
“Qëndrojmë prapa secilit koleg, pa marrë parasysh se nga cila parti politike vijnë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të BNJVL-së.
Komuna e Strumicës paraprakisht tha se do të largohet nga BNJVL. Kryetari Kostadin Kostadinov tha se këtë po e bëjnë në shenjë revolte për shkak të qëndrimit të keq ndaj Strumicës lidhur me problemin e ujit. Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski tha se po të kishin kërkuar ndihmë do ta kishin marrë.
Kujtojmë se në gusht të këtij viti edhe Bashkimi Demokratik për Integrim kërcënoi se kryetarët e saj po shqyrtojnë largimin nga BNJV, pasi e njëjta sipas tyre po keqpërdoret për motive politike