Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë që pret formimin e qeverisë së re në mënyrë që të ulen e të dialogojnë sa u përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve. “Pa u kriju institucionet që kanë dalë nga vota e 9 shkurtit ne s’kemi se as me këtë të komunikojmë. Plani ynë është që të […]


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë që pret formimin e qeverisë së re në mënyrë që të ulen e të dialogojnë sa u përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve.
“Pa u kriju institucionet që kanë dalë nga vota e 9 shkurtit ne s’kemi se as me këtë të komunikojmë. Plani ynë është që të presim në mënyrë që institucionet t’i kuptojnë hallet tona. Dëshira jonë është që përmes dialogut të plotësohen kërkesat e punëtorëve të arsimit.
Me formimin e qeverisë së re shpresojë e urojë që t’ia vënë më shumë veshin sektorit të arsimit, sepse mund të shtohen zërat dhe mund të ketë veprime sindikale”, ka thënë Jasharaj në një bisedë për IndeksOnline.
“Shkumësit e shpuzës i ka kaluar koha, andaj tash është mundësia që edhe mësimdhënësve t’u krijohen mundësitë që të jenë më të motivuar. Institucionet tona t’i shikojnë shtetet përreth dhe në këtë pikë atyre t’iu bëhen kontratat. Të kemi ngritje dukshëm të pagave të vlerës së koeficientit e jo herë 50 në këtë muaj e 50 në tjetrin. Mësimdhënësit duhet të kenë paga më të mira për t’u motivuar”, shtoi tutje Jasharaj.