Jennifer Lopez sfidon moshën me pozat në bikini, 54-vjeçarja shfaqet në super formë

Jennifer Lopez dukej e mahnitshme, teksa ndau në Instagram një video të saj e veshur në bikini në fillim të kësaj jave. Ylli – e cila kohët e fundit festoi ditëlindjen e saj të 54-të – shfaqi fizikun e saj të tonifikuar për t’u patur zili me rroba banjë të zeza “Valentino”. Për t’u dukur […]

gusht 3, 2023 - 11:00
 0  11
Jennifer Lopez sfidon moshën me pozat në bikini, 54-vjeçarja shfaqet në super formë

Jennifer Lopez dukej e mahnitshme, teksa ndau në Instagram një video të saj e veshur në bikini në fillim të kësaj jave.

Ylli – e cila kohët e fundit festoi ditëlindjen e saj të 54-të – shfaqi fizikun e saj të tonifikuar për t’u patur zili me rroba banjë të zeza “Valentino”.

Për t’u dukur edhe më atraktive, Jennifer shtoi bizhuteri, një kapele elegante e zezë dhe taka të larta.

Këngëtarja e “The On The Floor” qëndroi përballë një pishine me një pamje të jashtëzakonshme të peizazhit të mahnitshëm në Beverly Hills.

Për një fotografi, ajo pozoi me duart pas kokës dhe një këmbë përpara për të treguar format e saj joshëse të trupit.

Ajo hoqi kapelën për disa foto dhe e përdori për të fshehur të pasmet e saj të famshme teksa pozonte për kamerën.

Fotot e yllit morën vëmendje të madhe nga fansat e saj të shumët në mediat sociale, duke e komplimentuar për fizikun e përkryer.

Gruaja e Ben Affleck ndau klipin me 250 milionë ndjekësit e saj, që u realizua gjatë ditëlindjes së saj javën e kaluar në rezidencën e re të saj dhe Benit, 60 milionë dollarë (54.9 milionë euro) në Beverly Hills.

Artistja ndau më shumë momente nga festa – e cila u zhvillua të hënën e kaluar më 24 korrik – në buletinin e saj “On The JLo”.

Theksojmë që ajo dhe Affleck po rritin pesë fëmijët e tyre të përbashkët – Violet Seraphina dhe Samuel Affleck nga martesa e aktorit me Jennifer Garner, plus binjakët Lopez, Emme dhe Max Muniz nga martesa e saj me Marc Anthony.

Jennifer gjithashtu festoi së fundmi përvjetorin e saj të parë të martesës me bashkëshortin fitues të çmimit “Oscar”.

Të dy shijuan dasma të njëpasnjëshme në vitin 2022, duke përfshirë një ceremoni intime në Las Vegas.