“Ju kam mbajtur në shtëpi dhe ka vite që ma shani familjen”, kujt i drejtohet Stresi?

Në ditën e sotme (e enjte) u raportua për një rrahje në Sancy Club në Pejë në mes të Noizyt dhe një grupi tjetër. Megjithatë, u sqarua se kjo kishte ndodhur jashtë ambienteve të klubit dhe se nuk kishte të bënte fare me ta. Në këtë mes duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi […]

gusht 2, 2024 - 05:30
 0  15
“Ju kam mbajtur në shtëpi dhe ka vite që ma shani familjen”, kujt i drejtohet Stresi?

Në ditën e sotme (e enjte) u raportua për një rrahje në Sancy Club në Pejë në mes të Noizyt dhe një grupi tjetër.

Megjithatë, u sqarua se kjo kishte ndodhur jashtë ambienteve të klubit dhe se nuk kishte të bënte fare me ta.

Në këtë mes duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi Stresi, ndonëse nuk ishte i pranishëm në ndejë.

Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shpifur.

Reagimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):

“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu.

Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar.

Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë.

Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Un do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota”.