Ka gati mbi dhjetë këngë – Bardhi njofton se po vjen me album të ri

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, pas katër vitesh është larguar nga kompania SBS Entertainment. Ai tashmë është nën menaxhim të Naser Qelit, i cili përkujdeset për projektet e po ashtu edhe për angazhimet e tjera të këngëtarit. Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 ka njoftuar së fundmi se po vazhdon punën për këngë të […]

gusht 27, 2024 - 22:00
 0  9
Ka gati mbi dhjetë këngë – Bardhi njofton se po vjen me album të ri

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, pas katër vitesh është larguar nga kompania SBS Entertainment.

Ai tashmë është nën menaxhim të Naser Qelit, i cili përkujdeset për projektet e po ashtu edhe për angazhimet e tjera të këngëtarit.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 ka njoftuar së fundmi se po vazhdon punën për këngë të reja.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotografi krah Qelit, reperi nga Kumanova thotë se ka gati mbi 10 këngë se po vjen me album.

“Mbi 10 këngë, album i ri. Së shpejti”, ka shkruar ai.

I njëjti tutje theksoi: “Mezi po pres me fillu me këngën e parë. Në shtator fillojmë”.

Bardhi u largua nga SBS pas daljes nga Big Brother, ku ishte përfshirë në një sherr me ish-menaxherin, në të cilin bënte pjesë edhe partnerja e tij, Sara Gjordeni. /Telegrafi/