Kabineti i Gashit: Kryetari i Kuvendit përcillet 24/7 nga sigurimi! Gjatë udhëtimit të tij në Kosovë janë respektuar të gjitha procedurat

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit, përcjell TV21. Nga Kabineti i Gashit thonë se për udhëtimin në Kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja. Reagimi i plotë i Kabinetit të Gashit: Duke […]

gusht 18, 2024 - 23:00
 0  10
Kabineti i Gashit: Kryetari i Kuvendit përcillet 24/7 nga sigurimi! Gjatë udhëtimit të tij në Kosovë janë respektuar të gjitha procedurat

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit, përcjell TV21. Nga Kabineti i Gashit thonë se për udhëtimin në Kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja.

Reagimi i plotë i Kabinetit të Gashit:

Duke pasur parasysh pretendimet e pasakta dhe tendencioze të mediave të caktuara për udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë se është e nevojshme ta informojmë opinionin për faktet e mëposhtme:
Kryetari i Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, gjithsesi konform ligjit. Ky rend i sigurisë funksionon saktë siç parasheh ligji dhe në pajtim me të gjitha protokollet.

Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi.
Autoritetet kompetente mund ta konfirmojnë këtë informacion, se të gjitha procedurat janë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit.