Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë e Bujqësisë për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Njësiti për krime financiare pranë Departamentit për hetime kriminale në Prokurorinë Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me iniciale S.N. 40 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. I denoncuari S.N. i cili ishte punësuar për të përgatitur përllogaritjen e pagave për punonjësit në Ministrinë […]

dhjetor 16, 2024 - 22:00
 0  6
Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë e Bujqësisë për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Njësiti për krime financiare pranë Departamentit për hetime kriminale në Prokurorinë Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me iniciale S.N. 40 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

I denoncuari S.N. i cili ishte punësuar për të përgatitur përllogaritjen e pagave për punonjësit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, ka keqpërdorur pozicioni zyrtar në mënyrë që gjatë llogaritjes së pagave për 23 personat, të gjithë punonjësit si punonjës të Policisë Pyjore, në të gjitha formularët e pagave, në grafën “orët e pushimit” ka shtuar një numër më të madh të orëve të punës në pushime, edhe pse ka pasur njohuri se personat nuk kishin fare orë pune në ditët e pushimeve.

I dyshuari S.N u ka mundësuar 23 personave të tjerë përfitim të kundërligjshëm prej mbi 1.5 milionë denarë, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e shtetit./ Alsat.mk