Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,53 %. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZELIT […]
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,53 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,010 den/kg dhe tani është 45,765 den/kg.
Nga data 17.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,50 do të shitet për (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 45,765 (denarë/kilogram).