Kallëzim penal për ish-drejtorin e spitalit të Kërçovës, dyshohet se ka vjedhur aparatin për eho

DPB Kërçovë ë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (49) nga Kërçova, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “përvetësim në shërbim”, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve, në periudhën nga data 08.07.2021 deri më 07.08.2024, përderisa ka qenë drejtor i ISHP Spitali i Përgjithshëm – Kërçovë, i raportuari ka përvetësuar një aparat për eho […]

Nëntor 18, 2024 - 18:00
 0  6
Kallëzim penal për ish-drejtorin e spitalit të Kërçovës, dyshohet se ka vjedhur aparatin për eho
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

DPB Kërçovë ë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (49) nga Kërçova, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “përvetësim në shërbim”, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve, në periudhën nga data 08.07.2021 deri më 07.08.2024, përderisa ka qenë drejtor i ISHP Spitali i Përgjithshëm – Kërçovë, i raportuari ka përvetësuar një aparat për eho M9 Mindray, donacion i Ministrisë së Punës dhe Sociale, në vlerë 2.134.482 denarë.

“Në vend që ta vërë në përdorim, sidomos në kushtet e pandemisë COVID, ish-drejtori e ka mbajtur pajisjen për përdorim personal”, thuhet në raportin e policisë së Kërçovës.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi më 22 tetor, se në polici është denoncuar mungesa e një aparati për eho në spitalin e Kërçovës.

“Me datë 21.10.2024, në ora 11:45 në DPB-Kërçovë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës mungon një aparat për eho, i cili ishte donacion nga Ministria e Shëndetësisë gjatë pandemisë së COVID-19 në vitin 2021”, thanë atëkohë nga MPB.