Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare në burgun e Strumicës, ish u.d. drejtori urdhëroi lirimin e të dënuarve
Sektori për Punë të Brendshme Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër 40-vjeçarit B.C. nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I akuzuari në cilësinë e ish-drejtorit të burgut “Strumicë”, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, ka […]
Sektori për Punë të Brendshme Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër 40-vjeçarit B.C. nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
I akuzuari në cilësinë e ish-drejtorit të burgut “Strumicë”, gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, ka urdhëruar dhe kërcënuar punonjësit e policisë së burgjeve, që jashtë rregullave ligjore, të lirojnë personat e dënuar L.K. Gj.V. dhe G.T.
Të tre të dënuarit kanë shfrytëzuar lehtësira që nuk u takojnë dhe nuk kanë qenë të pranishëm në burgun e Strumicës për një muaj dhe në librin e shënimeve me urdhër të të pandehurit është shënuar se të dënuarit ndodhen në burg.